Më 15 janar Dita botërore e emigrantit dhe e refugjatit. Udhë të reja për ungjillëzim
Dita e përvitshme botërore e emigrantin dhe e refugjatit që do të kremtohet të dielën
më 15 janar ka për temë “Emigracioni e ungjillëzimi i ri”. “Në botën e emigracionit,
është më rëndësi të promovohe solidariteti konkret, mbrojtja e dinjitetit dhe e të
drejtave të emigrantit, të refugjatit e të studentit ndërkombëtar, mbështetja e përpjekjeve
të tyre për integrimin në Vendin e arritjes pa humbur identitetin e tyre njerëzor
e të krishterë. Sigurisht që për këto çështje duhen sensibilizuar edhe emigrantet
të cilët duhet të dinë edhe obligimet që kanë ndaj shoqërisë që i pranon. Me fjalë
tjera, emigrantet duhet të jenë mirë të informuar e të mbështetur lidhur me të drejtat
por edhe me obligimet që janë në vendin ku janë mirëpritur. Kështu pohon mes tjerash
në gazetën e sotme të Vatikanit l’Osservatore Romano, presidenti i Këshillit Papnor
për emigrantet e refugjatët, imzot Antonio Maria Vegliò, i cili më 18 shkurtin e ardhshëm
do të krijohet kardinal nga Benedikti XVI. Ndërhyrja e imzot Vegliòs bëhet pikërisht
në afërsi të ditës së ardhshme botërore të emigrantit e të refugjatit që kremtohet
më 15 janar.