2012-01-10 15:33:10

Fjalimi i Papës drejtuar trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë e komenti i ipeshkvit të Tunizit imzot Lahham


“Kriza mund e duhet të jetë një nxitje për të reflektuar mbi ekzistencën njerëzore dhe mbi rëndësinë e përmasës së saj etike”: ky është një ndër fragmentet më forta të fjalimit që Papa Benedikti XVI mbajti para Trupit Diplomatik të akredituar në Vatikan. Në qendër të fjalimit të Atit të Shenjtë, që pati një jehonë të madhe në nivelin ndërkombëtar, është respekti për njeriun e edhe referimi ndaj fenomenit të “Pranverës arabe”. Lidhur me këtë, ipeshkvi i Tunizit, imzot Maroun Elias Lahham thotë:

“Tunizia ka qenë Vendi i parë që filloi “Pranverën arabe” bazuar pikërisht mbi dinjitetin e qenies njerëzore, mbi të drejtën e punës, të lirisë së shprehjes e të lirisë së ndërgjegjes...Prandaj, mendoj se mesazhi i Papës vlen edhe për ne, edhe për Tunizinë, edhe për Kishën. Në Tunizi kjo ka rëndësi tejet të madhe!”.

Shkëlqesi, mbi këtë pik, që ka të bëjë me njeriun, me respektimin e dinjitetit të tij, sipas jush, a mund të përforcohet dialogu ndërmjet të krishterëve e myslimanëve?

Me siguri. Sepse këto pika janë të përbashkëta në Tunizi, një Vend mysliman që është i pari që bëri revolucionin pikërisht për t’i shpëtuar të drejtat e njeriut. Mesazhi i Papës shkon në këtë drejtim. Ky është një terren shumë i frytshëm edhe për dialogun e ardhshëm....
Papa vuri theksin mbi krizën ekonomike e na përkujtoi se jo vetëm Vendet e zhvilluara vuajnë nga kjo krizë, por edhe më shumë vuajnë Vendet që janë në vështirësi, ato që kanë ndërmarr rrugën e zhvillimit...

Sigurisht! Tani, me globalizimin, askush nuk vuan i vetëm. Për Tunizi kjo do të jetë një sfidë e mëtejshme. Tunizia përherë është mbështetur në ndihmën e Evropës e të Perëndimit për t’i dhënë hov ekonomisë së vet. Tani që Evropa vuan, do të thotë se do të jetë një sfidë e dyfishtë, sepse nëse nuk ka ekonomi e nuk do të ketë një minimum të mirëqenies njerëzore, njeriu vuan edhe në aspektet tjera më të rëndomta që ka jeta e përditshme.

Fjalimi i Papës trajton shumë probleme, prek shumë hije...por Ati i Shenjtë tha gjithsesi se nuk duhet të demoralizohemi..

Unë pajtohem me Atin e Shenjtë pse historia shkon përherë drejt përmirësimit, sepse Hyji është zotëria i historisë, e prandaj edhe pse është e vërtet që vështirësitë janë gjithmonë vështirësi, ne nuk duhet të demoralizohemi, nuk duhet ta humbasim shpresën. Njerëzimi duhet të avancon.







All the contents on this site are copyrighted ©.