2012-01-09 19:02:05

Rishikohet riti i Koncistorit të Kardinajve


Rishikohet riti i Koncistorit të Kardinajve
Më 6 janarin e kaluar, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot të festës së Dëftimit të Zotit, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, përplot me besimtarë, Papa Benedikti XVI njoftoi se më 18 shkurt do të mbajë një koncistor, për krijimin e 22 kardinajve të ri, 18 nga të cilët, me të drejtë zgjedhore. 16 nga kardinajt e rinj janë evropianë; 7 italianë, 4 nga Amerikat, 2 nga Azia.
Zyra e Kremtimeve Liturgjike Papnore parashikon, me miratimin e Papës, disa ndryshime në koncistoret e zakonshme publike për krijimin e kardinajve të rinj. Riti, në fuqi deri më sot, shpjegon gazeta vatikanase, ‘L’Osservatore Romano’, rishikohet e thjeshtohet: ndryshojnë lutjet e hyrjes dhe ato përfundimtare, që rimerren nga Riti i 1969-tës. Edhe kumtimi i Fjalës së Zotit do të ketë një formë më të shkurtër, ndërsa unifikohen, në një rit të vetëm, tre çastet kulmore: ai i vënies së simboleve siç është ai kësulës, ai i dorëzimit të unazës kardinalore dhe i kishës titullare ose i diakonisë.
Tani që nuk ka më dallime ndërmjet koncistorit publik e atij sekret, u pa e arsyeshme të përmblidheshim tre çastet më domethënëse të krijimit të kardinajve të rinj, në një rit të vetëm. Mbetet siç ishte, ndërkaq, tradita e bashkëkremtimit të Papës me kardinajtë e rinj, një ditë pas krijimit. Kremtimi hapet me përshëndetjen, që i drejton Pasardhësit të Shën Pjetrit, Papës, në emër të të gjithëve, i pari i kardinajve, për t’i shprehur mirënjohjen dhe nderimin.
Risitë u mësuan një ditë pasi Papa dha njoftimin se, më 18 shkurt, do të krijojë 22 kardinaj të rinj.







All the contents on this site are copyrighted ©.