2012-01-08 18:22:11

Papa: të rriturit janë edukatorë të mirë nëse bashkëpunojnë me Zotin


Me dëgjimin e Fjalës së Zotit, me lutje e besnikëri ndaj Sakramenteve të Shenjta, prindërit bëhet për fëmijët e tyre dëshmitarë të së vërtetës e të dashurisë së Zotit. Ky është mësimi që Benedikti XVI shkëputi nga liturgjia e Meshës së sotme kremtuar paradite në Kapelën Sikstina në Vatikan, në ditën e festës së Pagëzimit të Krishtit. Sipas traditës. Gjatë kremtimit ceremonisë Papa pagëzoi 16 fëmijë. Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në mesditë, Papa përsëriti se vetëm Krishti mund të na japë “dinjitetin e mundësinë për t’u bërë bijë të Zotit”.
“Të edukosh është punë me shumë përgjegjësi, nganjëherë e vështirë për aftësitë tona njerëzore, përherë të kufizuara. Mirëpo edukimi bëhet mision i mrekullueshëm nëse bëhet në bashkëpunim me Zotin, që është edukatori i parë dhe i vërtetë i çdo njeriu”, pohoi Papa.
Të rriturit arrijnë të jenë edukatorë të mirë, atëherë kur ata të parët, ushqehen me Fjalën e Zotit dhe me sakramente e ua transmetojnë fëmijëve e të rinjve. Kështu pohoi mes tjerash Papa Benedikti XVI gjatë homelisë me rastin e kremtimit të sakramentit të Pagëzimit të 16 fëmijëve në kapelën Sikstina në Vatikan. “Si njerëz të rritur – pohoi Papa Ratcinger – ne jemi përpjekur të ushqehemi prej burimeve të mira, për të mirën tonë e të atyre që na janë besuar me shumë ndërgjegjësim, në mënyrë të veçantë ju, të dashur prindër, nuna e nunesha, për të mirën e këtyre fëmijëve”.
“E cilat janë ‘burimet e shpëtimit’? – vijoi Benedikti XVI – janë Fjala e Zotit dhe sakramentet. Të rriturit janë të parët ata që duhet të ushqehen prej tyre burimeve, për qenë në gjendje për t’i udhëhequr pastaj të rinjtë gjatë rritjes së tyre. Prindërit duhet të japin shumë – pohoi Ati i Shenjtë – por për të dhënë kanë nevojë ata personalisht më parë të marrin, përndryshe zbrazën, thahen. Prindërit nuk janë burim, ashtu sikur as meshtarët nuk janë burim: mund të themi se jemi porsi kanalet, përmes të cilëve duhet të kalon limfa jetike e dashurisë së Zotit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.