2012-01-06 18:14:25

Kërdi e re mbi të krishterët në Nigeri. Kryeipeshkvi i Jos, Kaigama: mjaft më me dhunë, qeveria duhet të na mbrojë!


Edhe një sulm tjetër barbar kundër bashkësisë së krishterë të Nigerisë. Mbrëmë, njerëz të armatosur hynë në një kishë të qytetit Gombe, në veri të vendit dhe hapërn zjarr, duke shkaktuar vdekjen e 6 vetëve dhe plagosjen e së paku 10 të tjerëve. Atentati u krye pas ultimatumit të grupit islamik “Boko Haram”, drejtuar të krishterëve që të largohen menjëherë nga veriu i vendit.
Për dhunën e re, të përgjakshme, mbi të krishterët në vendin afrikan, të dëgjojmë kryeipeshkvin e Jos, imzot Ignatius Kaigama:

Përgjigje: - Jam tmerrësisht i trishtuar, ashtu si të gjithë nigerianët: myslimanë e të krishterë. Këta njerëz i vrasin të krishterët, ndërsa luten, e e bëjnë këtë ditë për ditë. Mëkat mortar! Nuk e di si do t’ ia bëjmë tani. Mund t’i kërkojmë qeverisë të na mbrojë, që të jetojmë në paqe e t’i zhvillojmë veprimtaritë tona në qetësi. Ky grup islamik nuk ka as idenë më të vogël mbi shenjtërinë e jetës. Anëtarët e tij mendojnë vetëm të vrasin, të rrënojnë e ta thellojnë sa më shumë hendekun ndërmjet të krishterëve e myslimanëve. Ky është qëllimi i tyre.

Pyetje: - A keni frikë se mund të krijohet kaos, me atentate të përditshme?

Përgjigje: - Kemi frikë të madhe, sepse jeta nuk është më normale. Nuk mund të mblidhemi për t’u lutur, natën as ditën. Pengesë e tmerrshme për ne, e edhe për Ungjillin. Jemi si në burg e kjo është diçka shumë e dhimbshme.

Pyetje: - Në këto çaste ka shumë rëndësi të forcohet dialogu ndërfetar, për t’i izoluar njerëzit që ushtrojnë dhunën, terroristët…
Përgjigje: - Po, dialogu vijon; myslimanët normalë nuk e duan këtë, që po ndodh, nuk e duan! Duhet të vijojmë, duke shpresuar se dialogu do të sjellë fryte e se do të mundemi, më në fund, ta izolojmë këtë grup.







All the contents on this site are copyrighted ©.