2012-01-06 19:30:30

Kolegji Kardinalor pas Koncistorit të 18 shkurtit.


Me Koncistorin e 18 shkurtit, Kolegji Kardinalor do të ketë 214 anëtarë, nga të cilët, 125 me të drejtë për të zgjedhur Papën e për t’u zgjedhur në fronin e Shën Pjetrit, 89, mbi moshën 80 vjeç, pra vetëm me të drejtë këshillimore. Aktualisht Evropa, me 119 kardinaj, nga të cilët 67 me të drejtë zgjedhore, zë vendin e parë në Kolegj. Pasohet nga Amerikat, me 54 kardinaj, nga të cilë 37 me të drejtë zgjedhore. Vjen, pastaj, Azia, me 20 kardinaj, 9 nga të cilët me të drejtë zgjedhore. Afrika ka 17 kardinaj, nga të cilët, 11 me të drejtë zgjedhore; ndërsa Oqeania, 4 kardinaj, nga të cilët, 1 me të drejtë zgjedhore.







All the contents on this site are copyrighted ©.