2012-01-06 18:14:39

Dita misionare e fëmijëve, me temë: “Edhe ti, si Jezusi”.


Bie sot Dita Misionare e Fëmijëve, që kremtohet në shumë vende të botës. Sivjet u përqendrua tek tema: “Edhe ti, si Jezusi”. Eshtë një ftesë, drejtuar fëmijëve, për t’u bërë protagonistë të jetës së tyre, duke i zgjedhur rrugët e jetës në gjurmët e Jezusit. Kremtimi tërheq vëmendjen edhe mbi një nga bazat kryesore të përshpirtërisë së krishterë të çdo kohe e të çdo vendi: mbi përpjekjen për t’i përngjarë Jezu Krishtit. Nuk duhet shumë pjekuri, për të hyrë në Misterin e Vetjes së Jezusit. Duhet kujtuar se edhe Ai ishte fëmijë, i thirrur të rritet, të fitojë pjekuri, maturi, dituri e hir; të gjitha përmasat njerëzore, që duhen, për të qenë dëshmitar. E sa më e ndërlikuar nga modat e teknologjitë të duket mosha e fëmijërisë në kohët tona, aq më shumë besojmë se Shpirti Shenjt do t’i frymëzojë fëmijët të jetojnë jo si të krishterë të vegjël, por si të krishterë të vërtetë e apostuj të vërtetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.