2012-01-05 13:13:50

Ordinariati personal në SHBA: intervistë me të nderuarin Steenson


Kongregata për Doktrinën e Fesë, sipas normës së Kushtetutës Apostolike Anglicanorum coetibus, ngriti Ordinariatin Personal të The Chair of Saint Peter (Katedrës së Shën Pjetrit) në territorin e Konferencës Ipeshkvnore të SHBA. Njëkohësisht Papa emëroi edhe ipeshkvin e parë, të nderuarin Xhefri Steenson. Ipeshkvi, i martuar e me tre fëmijë, është 59 vjeç. Në vitin 2009 u bashkua me Kishën katolike, si ipeshkëv me detyra të veçanta.
Kujtojmë se Kushtetuta Apostolike Anglicanorum coetibus, nënshkruar nga Benedikti XVI më 4 nëntor 2009, ka për qëllim t’u përgjigjet kërkesave të shumta, që vijojnë të arrijnë pranë Selisë së Shenjtë nga grupe klerikësh e besimtarësh anglikanë, të cilët dëshirojnë të hyjnë në bashkim të plotë e të dukshëm me Kishën Katolike, duke u krijuar kushtet të ruajnë disa nga elementet e veçanta të trashëgimisë shpirtërore e liturgjike anglikane. Por, ta dëgjojmë vetë ipeshkvin e ri, të nderuarin Steenson:

Përgjigje: - In think that in Anglicanism there has always been that deep-seeded desire
Besoj se në anglikanizëm ka ekzistuar gjithnjë dëshira e bashkimit të të gjithë të krishterëve, me rrënjë shumë të thella. Ka qenë adn-ja jonë, sepse ne vijmë nga Kisha Katolike. Jemi si zogjtë shtegtarë, që duan të rikthehen gjithnjë në folenë e vjetër. E, si përfundim, mund të themi se kjo është zemra e shpirti i ordinariatit (dioqezës). E gjemë edhe në Lumen Gentium: kushtetuta apostolike mbi Kishën flet për dinamikëne brendshme, që nxit drejt bashkimit katolik, e cila ekziston ndër traditat e tjera kishtare dhe është pikërisht ky dinamizëm, që na rikthen ‘në shtëpi’, në Romë. E ky është edhe koncepti bazë i Ordinariatit, sipas meje: është dëshira për të qenë përsëri me Pjetrin e me Apostujt, me pasardhësit e tyre e me ata, që mblidhen rreth Papës. E kam shkruar se më pëlqen porosia e Shën Ireneut të Lionit, i cili pohon se është e nevojshme që të gjitha Kishat të merren vesh me Kishën e Romës, pikërisht për arsye të zanafillës së saj apostolike. Është Kisha e ngritur nga Pjetri e Pali: ky është vizioni ynë e caku ynë. Duam të hyjmë me gjithë zemër e plotësisht në jetën e Kishës Katolike.


Pyetje: - Ç’do të thotë Ordianariat personal?

Përgjigje: - We are all trying to come to terms with the technical-canonical language …
Po përpiqemi t’i përmbahemi gjuhës teknike-kanonike, që për shumë nga ne nuk është e zakonshme. Ideja e ordinariatit, së bashku me fjalën e vet të veçantë, lindi, sepse tashmë, në mjediset ushtarake, ekziston Ordinariati ushtarak: është strukturë, përmes së cilës kapelanët ushatarakë shërbejnë përtej territoreve e kufijve. Ja, nga ky model u frymëzua Selia e Shenjtë, kur themeloi Ordinariatin tonë; është ‘personal’ sepse lidhet me ribashkimin e njerëzve me kulturë liturgjike e kishtare, gjë që e dallohen nga dioqezi, parë si qeverisje territoriale, e cila përfshin të gjithë besimtarët katolikë brenda një zone gjeografike. Prej këndej koncepti ‘personal’, ka kuptimin e një grupi njerëzish, që vijnë nga tradita anglikane, ndërsa fjala Ordinariat, tregon një strukturë juridike, të ngjashme me atë të një dioqeze.

Pyetje: Ju jeni caktuar ta kryesoni këtë ordinariat. Ndryshimi ndërmjet jush e ordinarit apo ipeshkvit ushtarak, qëndron në faktin se ju nuk jeni ipeshkëv katolik. E megjithatë, merreni me kujdesin baritor të njerëzve, që bëjnë pjesë në ordinariat…

Përgjigje: - Yes, that’s right. I was ordained in the Catholic Church under the pastoral …
Është e vërtetë. Unë u shugurova në gjirin e Kishës katolike, por me një leje të veòantë baritore, sepse jam meshtar i martuar. Nuk mund ta marr urdhërin ipeshkvnor, për shkak të traditës së lashtë të Kishës në fjalë. Njerëzit më thonë se kështu është më mirë: i kam të gjitha detyrat e ipeshkvit, por jo nderimet e ipeshkvit. E detyrat janë kujdesi për shpirtrat, meraku për meshtarët, që do të inkardinohen në ordinariat e edhe për besimtarët laikë, që do të jenë anëtarët e tij. Të gjitha përgjegjësitë e një ipeshkvi, janë në dorë të ordinarit e të punës së tij.








All the contents on this site are copyrighted ©.