2012-01-04 16:31:13

Në Iran, të rinjtë sfidojnë autoritetet: festa e “flokëgjatëve” do të mbahet më 21 janar


Pas disa muajsh heshtjeje, të rinjtë iranianë sfidojnë sërish regjimin. Disa prej tyre, që quhen “flokëgjatë”, për shkak të mënyrës si i mbajnë flokët, po organizojnë një festë të madhe në Teheran, përmes Facebook-ut. Sfidojnë kështu, ligjin e vendosur gjatë verës së kaluar, sipas të cilit nuk mund të mbahen festa, ose mbledhje në publik, pa kërkuar më parë autorizimin e qeverisë. Sipas lajmeve të opozitës, të rinjtë do të mblidhen më 21 janar para qendrës për dhurimin e gjakut të kryeqytetit iranian dhe do të japin gjak për fëmijët e sëmurë. Nuk është hera e parë, që “flokëgjatët” ndërmarrin iniciativa të tilla. Vitin e kaluar, mbledhja e tyre në parkun “Mellat” të Teheranit, u kritikua ashpër nga rregulltarët ultrakonservatorë myslimanë, të cilët i patën akuzuar se “dhunonin moralin islamik” për shkak të prerjes “tepër perëndimore” të flokëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.