2012-01-03 14:21:33

Në Aman takimi izraelito-palestinez: lutja e Patrikut të Jerusalemit për paqe


Pas 16 muajsh, izraelitët e palestinezët janë ulur sot për folur së bashku në një takim në Aman të Jordanisë. Kreu i negociatave izraeliti Isaac Molho e kolegu i Autoritetit kombëtar palestinez Saeb Erekat së pari mbajnë një mbledhje të zgjeruar me ministrin e Jashtëm jordanez, Nasser Judeh, me të dërguarin Tony Blair e përfaqësues tjerë të Kuartetit për Lindjen e Mesme (OKB-ja, BE-ja, SHBA-së e Rusia), pastaj do të takohen për një takim më të ngushtë. Lëvizja palestineze Hamas e konsideron këtë nismë si një hap në vazhdën e dështimeve të mëparshme dhe palët mohojnë se bëhet fjalë për rifillimin e bisedimeve të paqes, por sidoqoftë fjala është për një takim që ndezë shpresat e paqes. Këtë nënvizon edhe Patriarku Latin i Jerusalemit, Fortlumturia e Tij Fuad Tual, i cili këtë takim e shikon si shenjë premtuese për një të ardhme më të mirë për të gjitha palët që përbëjnë Lindjen e Mesme. Patriku i Jerusalemit i lutet Zotit për rivendosjen e paqes në këto treva.







All the contents on this site are copyrighted ©.