2012-01-03 10:36:11

Më 3 janar kalendari kremton festën e
Emrit të Shenjtë të Jezusit.


Emri i Shenjtë i Jezusit gjithmonë qe lavdëruar e nderuar në Kishë qysh në kohët e para, mirëpo vetëm në shekullin XIV filloi të ketë kultin e posaçëm liturgjik. Shën Bernardini, i ndihmuar nga sivëllezërit rregulltarë, posaçërisht nga Alberti i Sarteàno-s e Bernardini i Feltre-s, e përhapi me vrull e zell përshpirtërinë ndaj Emrit të Shenjtë të Jezusit çka bëri që përfundimisht të themelohet edhe si festë liturgjike për mbarë Kishën. Në vitin 1530 Papa Klementi VII autorizoi Urdhrin françeskan të recitonte Lutjet e Ditës në festën e Emrit të Shenjtë të Jezusit. Papa Gjon Pali II e rivendosi këtë festë më 3 janar si përkujtim fakultativ, pra jo të detyrueshëm në Kalendarin Romak.
Kështu shkruan shën Pali në drejtën drejtuar Filipianëve “Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve dhe i dha emrin që është mbi çdo emër që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë” dhe çdo gjuhë të dëshmojë: ‘Jezu Krishti është Zoti!”!(Fil 2,9-11). E shën Gjon Apostull në Letrën e tij të Parë shkruan: “Po ju shkruaj, fëmijëzit e mi: “Mëkatet tuaja janë falur në fuqi të Emrit të Tij!” (1Gjn 2,12), derisa shën Pali në drejtën drejtuar Romakëve shton: “Kushdo ta thërrasë Emrin e Zotit, do të shëlbohet”! (Rm 10,13).







All the contents on this site are copyrighted ©.