2012-01-02 15:48:34

SHBA: ngrihet Ordinariati Personal, sipas normës së Anglicanorum.


Sot Kongregata për Doktrinën e Fesë, sipas normës së Kushtetutës Apostolike Anglicanorum coetibus, ngriti Ordinariatin Personal të The Chair of Saint Peter (Katedrës së Shën Pjetrit) në territorin e Konferencës Ipeshkvnore të SHBA. Njëkohësisht Papa emëroi edhe ipeshkvin e parë, të nderuarin Xhefri Stinson. Ipeshkvi, i martuar e me tre fëmijë, është 59 vjeç. Në vitin 2009 u shugurua ipeshkëv katolik.
Kujtojmë se Kushtetuta Apostolike Anglicanorum coetibus, nënshkruar nga Benedikti XVI më 4 nëntor 2009, ka për qëllim t’u përgjigjet kërkesave të shumta, që vijojnë të arrijnë pranë Selisë së Shenjtë nga grupe klerikësh e besimtarësh anglikanë, të cilët dëshirojnë të hyjnë në bashkim të plotë e të dukshëm me Kishën Katolike, duke u krijuar kushtet të ruajnë disa nga elementet e veçanta të trashëgimisë shpirtërore e liturgjike anglikane.







All the contents on this site are copyrighted ©.