2012-01-02 17:36:05

Rritet tensioni ndërmjet Iranit e SHBA-së.


Në këto ditë të para të vitit 2012 tensioni ndërmjet Iranit e SHBA-së rritet jo vetëm me fjalë por edhe fakte. Pas sanksioneve financiare të imponuara nga SHBA-së, Teherani ka njoftuar për hedhjen e raketave tokë-ajër me rreze të gjatë në ngushticën e Hormuzit, në gjende, teorikisht të godasin Izraelin e bazat e SHBA-së.
Kështu,Irani sfidon SHBA-së e Perëndimin me testimin e raketave balistike në Gjirin Persik, katër nëse llogaritet edhe ajo e fundvitit. Hedhja e raketave ka përkuar me përfundimin e ushtrimeve ushtarake detare Velayat 90. Regjimi i ajatollahëve ka dashur me këtë të mënyrë të përforcon kërcënimet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, nëpër të cilën kalon nga 20 deri në 40 për qind e naftës botërore që transportohet nëpër det. Janë hedhur raketave tokë-ajër me rreze të shkurtër, sipas testimeve të fundit janë bërë edhe me raketa tokë-det të quajtura Qader (shkathtë) e një tjetër tokë-tokë Nour (dritë). Të dyja kanë një larghedhje prej 200 kilometrash e këndej teknikisht kanë një fuqie mesatare, edhe pse zëdhënësi i ushtrimeve ushtarake, admirali Mahmoud Mousavi, tha se Qader është armë me rreze të gjatë. Raketa e tretë, kundër-anijes Nasr, ka një aftësi larghedhjeje vetëm 35 kilometra e këndej me rreze të shkurtër. Raketat-test iraniane, thuhet se janë në gjendje të godasin Izraelin dhe bazat amerikan, siç shkruan Irna, duke cituar zëdhënësin e manovrave iraniane, admiral Mahmoud Mousavi.







All the contents on this site are copyrighted ©.