2012-01-02 17:06:53

Presidenca e Bashkimit Evropian i kalon Danimarkës.


Danimarka merr presidencën e radhës në Bashkimin Evropian për gjysmën e parë të këtij viti. Ndryshime në udhëheqjen semestrale të Bashkimit Evropian, e cila që nga prezidenca polake kalon tani në atë Daneze. Semestri i parë i 2012-shit paraqitet si një periudhë e pasur me sfida për kryeministrin e Danimarkës Helle Thorning-Schmidt, i cili ka para një Evropë të ndarë politikisht e pre e krizës së ashpër ekonomike. Ndër impenjimet me të cilat Kopenhagu duhet të ballafaqohet është edhe ai – e nënvizuar nga ministri i jashtëm danez Wammen – i ndërtimit të një ure lidhëse ndërmjet 17-tëve të zonës së Euros dhe 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian, me një vështrim të veçantë ndaj Britanisë së Madhe. Kujtojmë se Danimarka nuk është pjesë e zonës së monedhës evropiane euro, mirëpo kryeministri danez i njeh mirë çështjet evropiane. Ka qenë ndër negociatorët e Kushtetutës evropiane e Danimarka, mes tjerash, më 9 dhjetor ka nënshkruar edhe ajo, me 26 vende, me përjashtim të Britanisë Madhe, marrëveshjen e normave më konkrete e funksionale për të arritur ato rezultate që i përkasin euro-s. Krahas çështjes monetare të Euros, është përgjigja që politika duhet t’i japë krizës që qeveritë nacionale nuk kanë arritur të japin e t’i zgjidhin çështjet ekonomike e financiare. Prandaj gjatë 2012 priten reforma të mekanizmave institucionale për të vepruar në mënyrë që të tejkalohen interesat indivudale e të shqyrtohet sistemi i qeverisjes në nivelin evropian. Bashkimi Evropian duhet të jetë më i bashkuar në përballimin e krizës ekonomike e në reformen e sistemeve finanziare. Ministri danez për Evropën, Nicolai Wammen pranoi se vendi i tij e merr presidencën e radhës në njërin nga momentet më të vështira për Evropën. "Ne besojmë se është i nevojshëm një bashkëpunim i ngushtë evropian i të gjithë shteteve anëtare, me qëllim që t'i dalim ballë sfidave të reja. Kriza do të përcaktojë fuqishëm programin tonë,dhe ne do të bëjmë çdo gjë që të sjellim përpara Evropën. Si element ky kyç të presidencës sonë, ne shohim rolin unifikues mes vendeve brenda dhe jashtë eurozonës." Danimarka vetë është jashtë eurozonës. Kjo ndoshta nuk është keq, tha kancelarja Merkel pas takimit para disa javësh me kryeministren daneze, Thorning-Schmidt. Sepse Danimarka mund të luajë rolin e vendit urëlidhës.







All the contents on this site are copyrighted ©.