2012-01-02 15:50:00

Maqedoni: vdiq Kiro Gligorov, president i pavarësisë


Vdiq në moshën 94 vjeç Kiro Gligorov, president i parë i Maqedonisë pas pavarësisë nga Jugoslavia, shpallur në shtator të vitit 1991. Ish udhëheqës i Partisë komuniste, Gligorov u vë në krye të lëvizjes separatiste e arriti ta kursente Shkupin prej konflikteve që përgjakën republikat e autonomitë tjera të ish-Jugoslavisë. Në një situatë delikate të ekuilibrave të brendshëm, për praninë e fortë të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni dhe tensioneve me Greqinë për shkak të emërit të Shtetit të ri, Glijorov diti të negocionte me Greqinë, Shqipërinë e Bullgarinë për uljen e tensioneve deri në njohjen e Shtetit të Maqedonisë nga OKB-ja me emrin Fyrm, emërtim ky që është rezultat i kompromiseve me Athinën. Si president i parë u Maqedonisë zgjedhur demokratikisht, Gligorov ka qenë kryetar i shtetit të ri, në dy mandate, nga 1991 deri më 1999. Këtë post e ka braktisur më 19 nëntor 1999.
Presidenti i parë i Maqedonisë, Kiro Gligorov e udhëhoqi këtë vend pak gjakderdhje drejt pavarësisë. Politikani komunist i nivelit të lartë ia doli ta shkëpusë Maqedoninë pa luftë nga ish-Jugosllavia dhe të përmirësojë marrëdhëniet e shtetit të ri me vendet fqinjë, Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë. Kjo ka qenë merita më e madhe politike e tij, duke e ngritur në një nga figurat më të rëndësishme të vendit.
Më 3 tetor 1995 shpëtoi nga një atentat në Shkup, ku qe lënduar rënd, duke mbetur pa njërin sy. Varrimi do të bëhet nesër në orën 13, në varrezat e qytetit, në Butel të Shkupit. Sipas dëshirës së tij të fundit, varrimi do të bëhet vetëm në rrethin e ngushtë familjar.







All the contents on this site are copyrighted ©.