2012-01-02 13:51:33

Lutje për Vitin e Ri


Të falënderoj, o Zot,
më dhe hirin të shkel në shtigjet e pashkelura,
të një Viti të Ri.
Koha para meje
është libër me faqe të bardha
ku unë do të shkruaj:
ndihmomë të shkruaj ç’është e drejtë,
e mirë, e bukur, e vërtetë;
që Viti im i ri, kur të bëhet Vit i vjetër,
të jetë i denjë për t’u lexuar prej teje.

Më mbaj ndër krahë
çdo ditë të këtij viti,
që drita e fytyrës sate,
të ndriçojë mbi timen.

Më mbaj në krahë
si të mbajti ty Maria
që të mos më pengohet këmba
e zemra lodhje të mos ndjejë.

Më merr ndër krahë,
e kështu çdo ditë
t’i besoj gëzimet
por dhe ligështitë
që rëndë peshojnë mbi shpirt.

Më merr, si Maria, e Vit i ri,
do të mbetet gjithnjë
deri në ditë të fundit,
Kur ndërrohen kalendaret!







All the contents on this site are copyrighted ©.