2011-12-31 12:37:56

Më 31 dhjetor Kisha përkujton shën Silvestrin Papë


Shën Silvestri është një shenjt shumë i njohur. Emri i tij është bërë tashmë sinonim i festës së fundit të Vitit, jo sepse ishte njeri gazmor, ashtu si është festa e ndërrimit të viteve, që i mbush njerëzit me shpresa të reja për një kohë të re, por thjeshtë sepse vdiq më 31 dhjetor të vitit 335 dhe nisi menjëherë të nderohej si shenjti i Romës. Me emrin e tij lidhen ngjarje të rëndësishme për Qytetin e Amshuar, Romën e për krishterimin. Silvestri qe papë në kohën e Perandorit Kostandin, që u njohu të krishterëve lirinë e kultit. Gjatë papnisë së tij, reformoi kalendarin dhe përdori për herë të parë shprehjen e përgjithshme “ditët e javës”, në sa para tij i kushtoheshin perëndive pagane. Prej këndej, në festën e tij, prindërit i kujtojnë bijave e bijve:
“Shiko, bija ime e edhe ti, biri im
Po të dhurohen 365 ditë të reja. Kushtoja Perëndisë së vërtetë e ai do të t’i mbushë plot me gëzim!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.