2011-12-29 17:52:10

Serbët e veriut referendum më 14 15 shkurt 2012


Banorët serbë të komunave paralele të veriut të Kosovës më 14 e 15 shkurt 2012 do të deklarohen me referendum nëse dëshirojnë që në veri të Kosovës të pranojnë vendosjen e institucioneve të Prishtinës apo jo. Kjo është vendosur të mërkurën, në mbledhjen e mbajtur nga atë ashtuquajturit kuvende komunale të këtyre dy komunave paralele.
Në kuvendi e Mitrovicës kundër këtij vendimi qenë kuvendarët e G 17, të cilët nuk kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si është formuluar pyetja. Pas mbledhjes, i ashtuquajturi kryetar i komunës së Mitrovicës, theksoi se Kuvendi ka marrë vendim që banorët e Mitrovicës të dalin në referendum ku do të deklarohen me "Po" ose "Jo" se a dëshirojnë që në veri të vendosen institucionet e Prishtinës. Edhe i ashtuquajturi kryetar i Kuvendi të Zveçanit, Dobrosav Dobriq, theksoi se referendumi është shprehja më e lirë e vullnetit të popullit.







All the contents on this site are copyrighted ©.