2011-12-29 16:28:57

Në janar, Papa kërkon lutjen e besimtarëve për ndihmën shpirtërore e materiale të viktimave të fatkeqësive natyrore


Gjatë muajit janar “të lutemi për viktimat e fatkeqësive natyre që të marrin ngushëllimin shpirtëror e materiale të nevojshëm për rindërtimin e jetës së tyre”: ky është qëllimi i përgjithshëm i lutjes së Papës Benediktit XVI për muajin janar. Mbi rëndësinë e binomit shpirtëror e material në situata të emergjencave humanitare, përgjegjësi i Karitasit italian për zonat ndërkombëtare, Paolo Beccegato thotë:
“Përvoja që kemi pasur gjatë dyzetë vjetëve, në Itali e në Vende të ndryshme të botës, na thotë se ashtu si ndihma humanitare që është e domosdoshme, po kështu është tejet i rëndësishëm edhe rindërtimi i veprave e i shtëpive. Prandaj në të gjitha situatat e vështira siç janë ato që shkaktohet nga fatkeqësitë natyrore, është themelore jo vetëm të jemi pranë viktimave me sende e me ndihma materiale – me ndërhyrje praktike e konkrete që janë themelore e të domosdoshme – por krahas kësaj është më rëndësi edhe përcjellja e shoqërimi i njerëzve në situata të vështira e të ndërlikuara, ka shumë vlerë pjesëmarrja njerëzore e shpirtërore në çaste të vështira që kanë personat”.







All the contents on this site are copyrighted ©.