2011-12-29 13:37:20

Fao: mbërrini në Romë drejtori i ri i përgjithshëm Graziano Da Silva


Mbërrini sot në Romë nga San Paolo i Brazilit drejtori i ri i përgjithshëm i Fao-s (Organizatës botërore për ushqim e bujqësi), agronomi brazilian, José Graziano Da Silva, për fillimin e misionit të tij. Ish ministri i jashtëzakonshëm i Brazilit për sigurinë ushqimore dhe luftën kundër urisë, Da Silva, 61 vjeç, qe zgjedhur në udhëheqje të Organizatës botërore për ushqim e bujqësi më 26 qershorin e kaluar, duke fituar në Konferencës dyvjeçare të Fao-s 92 vota nga 180. E zëvendëson drejtorin e deritanishëm Jacques Diouf, nga Senegali, i cili për 18 vjet me radhë e ka drejtuar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara. Kalimi zyrtar i detyrës do të bëhet më 1 janar 2012, ndërsa me 3 janar Da Silva do të takohet për herë të parë gazetarët për të diskutuar “çështjet më urgjente” në fushën e sigurisë ushqimore në botë.







All the contents on this site are copyrighted ©.