2011-12-26 12:18:28

Mario Luci: ‘Barinjtë’


Nisën shtegtimin
për t’i shkelur të gjitha majat rresht,
e vunë përpara grigjën e ligur
që barin erëtonte.
Për ku i shtynin delet
e deshtë?
Nuk kishte bar erëmirë
te maja që rri mbuluar përherë me dëborë të bardhë
si bashkë leshi.
Bari ishte përposh,
por nuk e donin.
Ishte i shkelur vjeshte,
i helmatisur
ai bar atje përposhtë.
Tashmë një tjetër dëshironin.
E ata qenë bërë të gjithë
profetë e engjëj
Po pse? Nuk e dinin-
- Së shpejti? - Erdhi ndër ne?
Kështu i kish bërë
pesha e profecisë,
e lindjes së pritur, e të drashtur
që e kishin kahmot në shpirt.
E shihnin me sy
e adhuronin,
në një errësirë që rrezatonte dritë!

Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006.







All the contents on this site are copyrighted ©.