2011-12-26 13:10:12

Dhimbja e dënimi i Papës për atentatet kundër Kishave në Nigeri


Edhe në përshëndetjen e besimtarëve në gjuhën franceze, Benedikti XVI deshi t’u shpreh afërsinë e tij të krishterëve të persekutuar. “Lindja e Birit të Zotit – tha pas lutjes së Engjëllit të Tënzot – na inkurajoftë ta dëshmojmë praninë e tij në mesin e popullit të vet edhe në kundërshti, edhe para persekutimeve e kërcënimeve”. “Kujtojmë – vijoi – të gjithë të krishterët e persekutuar në botë”, që duke ndjekur shembullin e shën Shtjefnit, martirit të parë,” e japin jetën për shkak të fesë së tyre në Zotin”.
Papa i kujtoi me trishtim të thellë atentatet kundër Kishave në Nigeri, që shkaktoi zi e dhimbje në ditën e Krishtlindjen, e bëri thirrje për “ndaljen e duarve të dhunshme”. “Dhuna – tha Papa – është udhë që çon vetëm në dhimbje, në shkatërrim e në vdekje”.







All the contents on this site are copyrighted ©.