“Varfanjakut të Betlehemit” iu kushtua lutja e shkruar me rastin e Krishtlindjes nga
kardinali Angelo Komastri: O Zot, në sa koha i shkatërron të gjitha shpresat, e
vetmja shpresë mbetesh Ti! Në sa shekuj e shekuj me mijëra kalojnë e zhduken, Ti
mbetesh përherë i ri. Ti ruan freskinë e lules e të gurrës së acartë. Në sa
pasuritë gjithnjë më shumë zbulojnë një fytyrë që gënjen e grimcohet, Ti prap
na mahnit, na josh përsëri veç me varfërinë e Betlehemit. O Zot, lodhur janë
fjalët, premtimet vijojnë të përsëriten e të kundërshtojnë vetveten pambarim. Po
flakëza e shpresës në shpirt nuk na shuhet, etja për dritë rilind pambarim; e
pritja lulëzon përsëri. Presim diçka, presim Dikë. Të presim Ty, o Foshnje e
varfër e Betlehemit, je ti përgjigja që në shpirtin tonë jehon, Ferishte e Betlehemit, je
pasuria që ne s’e kuptojmë, Ti, varfanjak i Betlehemit, je paqja që aq fort
na mungon. O Zot, i lindur në Betlehem, qytet i varfërisë e i vogëlsisë sonë, vrapojmë
pranë Marisë, të të shikojmë me sy, të të duam me zemër, për të qenë, më
në fund, me Ty, të lum, o Varfanjak i Betlehemit, se vetëm Ti mund të na dhurosh, një
rreze drite në errësirën tonë. Amen.