2011-12-25 13:00:47

Benedikti XVI uron shqiptarët: “Për shumë vjet Krishtlindjen!


I nisim, urimet tona të Krishtlindjes, me zërin e Papës Benedikti XVI i cili, nga Lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit, u uroi Krishtlindjen, në gjuhën shqipe, mbarë shqiptarëve të krishterë, tashmë të përhapur deri në skajet më të largëta të Planetit: ta dëgjojmë urimin e Papës shqip....RealAudioMP3
E edhe Ekipi i Programit shqip pranë Radio Vatikanit bashkon zërin me Papën, duke përsëritur ftesën e Atit të Shenjtë për t’iu drejtuar Foshnjës së Betlehemit, Birit të Virgjërës Mari e për t’iu lutur: “Eja, na shpëto!” E përsërisim këtë thirrje në bashkim shpirtëror me shumë njerëz, që jetojnë në kushte tejet të vështira, e duke u bërë zë i atyre, që nuk kanë zë.
Urime pra, Zoti që lidhi qiellin me tokën, ardhtë sot në jetën e secilit prej nesh me dhurata, që vetëm Ai di t’i japë:
me gëzimin, paqen, drejtësinë, të vërtetën e tij, zëntë kryet e vendit në zemrat tona e në vatrat tona;
Ndërmjetësoftë pranë Atit Qiellor për realizmin e të gjitha dëshirave;
Na ndihmoftë të ecim në rrugën e Tij të fesë, të dashurisë e të shpresës;
Na shoqëroftë në rrugën për kapërcimin e këtij çasti të vështirë për mbarë njerëzimin;
Të gjithë atyre, që janë larg familjeve, u sjelltë ngushëllimin e bashkimit me të dashurit, rreth sofrës familjare të festës, posaçërisht këto ditë të mëdha.
Nga mot gëzuar!
Të gjithëve, për shumë vjet Krishtlindjen!







All the contents on this site are copyrighted ©.