Nga Nata e Buzmit kalojmë tek Buka e lamit, akt liturgjik që na çon përsëri në kohë
te lashta, kur njeriu fliste me sendet që e rrethonin, e më pas, në kohë më të reja,
kur malësori shqiptar mësoi të fliste me Zotin që bëhet njeri edhe për të, e sidomos
për të, për bukën e tij të përditshme të lamit e të shpirtit.
N’agshol të dritës
do të bahet lami. E Zoja e shtëpís, mbas mjesnate do të gatuejë bukën e lamit. Prap
nji akt liturgik, qi do t’a kryejë i zoti i shtëpís në mjedis t’arës. I zoti i
shtëpís merr nji krah tallë 6 dhe i shkepë në mjedis t’arës rreth vehtes, tue përftuem
nji rrotullak, e pret prap kryq me tallë. Nji njeri i shtëpís i bjen bukën e nxehtë
me nji pjesë djathë sypri më njenën dorë e më tjetrën majet e buzmavet të ndezun,
të cilat në mjedis të lamit i a dorzon të zotit të shtëpís. Ky merr unat e ndezuna
e tue i qërfatë 7 së pari përmbi bukë e djathë, thotë kto fjalë: Falna o Zot bukën
e përditshme ! Mandej tue u sjellë rreth atij lami, qërfatë pa pushim unat tue përsëritë
kto urime: gacë e karricë 8 ! Si të sillet gjithkund rreth talles, therë tokën për
me mbytë urin mos të bâjë dam. Then bukën e nji grimë djathë e i a nep ati qi e prûni,
tjetrën e merr e shtjen në shtëpí e unat i a nep bariut. Ky ulet në burg të gjâs e
tue qërfatë unat rreth e rrotull, thotë vijanos këto fjalë: gacë e delme, gacë e dhì,
gacë e lopë, e kështu tue njehë nji nga nji emnat e gjâs së gjallë qi dishron të i
a falë Zoti në jetë të ré. Atëherë bariu njitet nalt e të gjith zbashku n’agshol të
dritës hanë bukën e lamit, bukën e jetës së ré. Porsa të hanë bukën, dy burra shtëpije
dalin jashtë; njêni merr do tallë e tjetri nji këmesë e nji gjylpanë të madhe në dorë
për me trêmbë pemët e buta. Ai qi ka këmesën, porsa t’i afrohet pemës, i turret tue
e pyetë shoqin tri herë rresht: A e pres ? – Mos e pre, se bân, i përgjegjet tjetri.
Mbas tri heresh bân kinse po e thérë me gjylpanë, tue pyetë shoqin prap tri herë rresht:
A e theri ! – Mos e thér, se lidhë. Mbas së tretës herë, ai qi ka tallën, e lidhë
pemën qi të bâjë kokrra. Kështu i kerkojnë të gjitha pemët e buta me rend. Mbas përbetimit
të pêmvet, të gjith do të lahen shtetsh në nji uj qi hecë. Ditën e Maranajvet,
të gjithë pjestarët e shtëpís, në Dukagjin, nuk shtijnë gjâ në gojë deri të kthehet
dita, pse zgjidhen shpirtënt e të vdekunvet n’atë jetë. Në fillim të secilës vjeshtë
nepër Dukagjin lutet dita e qiravet, për gjith fis me fërlikë për të vdekun të trollit. (Atë
Bernardin Palajt, OFM)