2011-12-24 15:26:14

Gjon Pali II: Lutje Foshnjës Hyjnore


O Foshnjë Hyjnore…
Teri, ti, lotët e vocrrakëve,
përkëdhele të sëmurin e plakun pa shpresë,
njerëzit ti nxiti që armët t’i ulin
miliona krahë të shtrëngohen
në një përqafim të papaprë
paqëtor, universal.
Ftoji njerëzit, o Jezus i mëshirshëm,
t’i shembin muret, që i ngriti
mjerimi, papunësia,
padija, indiferenca
mëria e mllefi e pabesia.
Se ti, Foshnjë Hyjnore e Betlehemit,
na shpëton, na çliron prej çdo mëkati,
Ti je i vetmi Shëlbues;
njerëzimi, si i verbër, të kërkon!
O Zot i Paqes,
dhuratë e paqes për mbarë njerëzimin,
eja të jetosh në çdo zemër,
në zemrën tonë
e të familjeve tona.Je Ti paqja jonë e gëzimi ynë. Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.