Hyji erdhi në Të, E u bë shërbëtor. Në Të erdhi Fjala, E heshti në kraharorin
e Saj. Erdh bubullima në Të, Pa zhurmë, pa bujë. Bariu erdhi në Të E lindi
qengji E qau në prehër të Saj. E kështu kraharori i Marisë Rolet përmbysi. Ai
që gjithçka e krijoi, Gjithçka e mori në duar Në duart që s’kishin asgjë Në
duart që kishin gjithçka. I Tejetlarti erdhi në Të, Erdh’ i përvujtë. Drita
erdhi në Të, Veshur si varfanjak. Ai që jetës i jep jetë, Pati uri. Ai
që është gurra e vërtetë, Etje pati të pashuar. Doli prej Saj krejt i zhveshur, Ai
që botët i vesh n’ bukuri.