Ç’kërkon në Betlehemin me dëborë lëkurëkuqi me pupla e sopatë në dorë? Ndërmjet
shtatoresh ai rri e dëgjon, si pëllet gomari e delja blegëron. Kundron dhe mbretërit
që vijnë mbi devè, kometën që ndrin në qiellin pa re. S’ka vend për ty këtu
në botën e bardhë, hë, mbathja e ktheu andej nga ke ardhë! Po indiani s’lot
vendit e fare s’dëgjon, ç’i thonë shtatoret ai bën se s’kupton.
Ta lemë
ku është? Apo nuk ka hije të rrijë lëkurëkuqi mes engjujsh allçie. Po ndoshta-ndoshta
ka ardhë nëpër natë, i lodhur nga udha e largët, e gjatë, sepse dëgjoi ai lajmin
më të dlirë: “Mbi tokë paqë njeriut vullnetmirë?”. Marrë nga ‘Natale in poesia’,
Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006. fq 145