2011-12-22 15:40:08

Shkodër: Krishtlindja na dhuroftë dritë e forcë


Përgatitjet për Krishtlindje në kryedioqezën e Shkodër-Pultit. Përgatitja shpirtërore e besimtarëve dhe përtëritja e traditave të Krishtlindjes ndër bashkësi e familje, karakterizojnë ditët e fundit që paraprijnë festën e jashtëzakonshme të Lindjes së Jezusit në kryedioqezën metropolit shqiptare të Shkodër-Pultit. Shqetësimet e vështirësitë e jetës së përditshme rëndojnë jashtëzakonisht, por thesari shpirtëror e njerëzor, përkushtimi e shpirti i bujarisë dhe flijimit të popullit shqiptar, është përherë i gjallë. Ky thesar e ka mbajtur gjallë popullin, e edhe sot është burim i pashtershëm i dinjitetit të çdo shqiptari. Më hollësisht nga Shkodra na njofton Jolanda Baba......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.