2011-12-21 15:53:51

Selia e Shenjtë nuk e ka blerë kanalin “vatican. xxx”.


Prej disa ditësh qarkullon në rrjet lajmi se Vatikani ka blerë një kanal interneti, ‘vatican. xxx”, me sa duket për ta mbrojtur nga përdorimet e papërshtatshme, duke pasur parasysh se simboli i tre iksave, tregon se kemi të bëjmë me një kanal për të rritur. Në të vërtetë kanali rezulton i zënë, nga që, me sa duket, është blerë nga dikush, por jo nga Vatikani. E jep këtë njoftin drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi që, i pyetur mbi argumentin, pas verifikimit të nevojshëm, siguron se nuk rezulton që kanali të jetë blerë nga Selia e Shenjtë ose nga organizma të tjera, që varen prej saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.