2011-12-19 15:37:40

Siri: gjashtë të vrarë nga forcat e sigurisë


Gjashtë vetë janë vra nga forcat e sigurisë siriane. Tre civilë kanë humbur jetën në Al Kurieh, në afërsi të qytetit të naftës Deir Ezzor, në lindje të Sirisë ku trupat qeveritare kanë shtie me armë zjarri, duke plagosur edhe dhjetëra tjerë. Në provincën jugore të Deraa është vra një i ri në një fshat në perëndim të qytetit Deraa, ndërsa dy civilë tjerë janë vra në Herak.
Situata vazhdon të jetë tejet e rëndë. Vëzhguesit e parë arabë në Siri pritet të mbërrijnë në Damask brenda 72 orëve të ardhshme, sipas njoftimit të dhënë nga sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil al Arabi, siç njoftojnë mediat arabe.







All the contents on this site are copyrighted ©.