2011-12-19 12:07:28

Papa: Virgjëra Mari na mëson se njeriu i urtë nuk dyshon në Zotin.


“Në thjeshtësinë e saj, Maria është tejet e urtë: ajo nuk dyshon në fuqinë e Zotit, por dëshiron ta kupton më mirë vullnetin e Tij, për t’iu përputhur e përmbajtur plotësisht këtij vullneti”. Kështu pohoi Papa Benedikti XVI në fjalimin e shkurt që paraprini dje lutjen e Engjëllit të Tënzot në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, pas vizitës së tij papnore në burgun e Romës Rebibia.
Ati i Shenjtë Ratcinger ia kushtoi reflektimin e tij pikërisht Virgjërës Mari e po-ve të saj, përgjigjeve të saj pozitive ndaj kërkesës së Engjëllit të Zotit, siç tregoi pjesa Ungjillore e liturgjisë së Fjalës së Zotit të kësaj së diele, të katër të kohës së Ardhjes, që paraprin e përgatit festën e Krishtlindjes.
Virgjëria e Marisë, shpjegoi Papa para afër 40 mijë besimtarëve të pranishëm dje në Sheshin e Vatikanit, e cila “është unike dhe e papërsëritshme, ka një domethënie shpirtërore që i përket dhe takon çdo të krishteri”, në saje të “lidhjes së fesë: vërtet, kush beson thellësisht në dashurinë e Zotit, e pranon në vete Jezusin, hyjninë e jetës së tij, në saje të veprës së Shpirtit Shenjt”. Ky – theksoi Papa – është misteri i Krishtlindjes! Të gjithëve ju uroj ta jetoni me gëzim të thellë”!







All the contents on this site are copyrighted ©.