2011-12-19 14:56:29

Papa priti ambasadorin e ri të Paraguait për paraqitjen e Letrave kredenciale


Benedikti XVI priti sot në Vatikan Ambasadorin e ri të Paraguait pranë Selisë së Shenjtë, profesor Esteban Kriskovic, me rastin e paraqitjes së Letrave kredenciale. Profesor i shkencave juridike e diplomatike, i specializuar në etikën juridike, Esteban Kriskovic, 40 vjeç, ka qenë relator i Gjyqit të Lartë të Gjykatës së Paraguait e avokat pranë gjykatës kishtare metropolit të Asunciòn dhe delegat për Këshillit Papnor të Kulturës në Qendrat kulturore katolike të Cono Sur në Paraguai.
Siç është vendosur kohëve të fundit, Ati i Shenjtë Benedikti XVI e priti për një bisedë private diplomatin, që do të ketë selinë e qëndrimit në Romë, por nuk pat shkëmbim të fjalimeve zyrtare ndërmjet Papës e Ambasadorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.