2011-12-19 17:38:23

Në Filipine, mëse 700 viktima nga tajfuni Uashi


Tajfuni Uashi shkatërron jugun e Filipineve duke lënë pas vetes vdekje e dëshpërim. Bilanci rëndohet nga ora në orë: mëse 700 viktima, gati 600 të humbur e 167 mijë të shpërngulur. E ndërsa punohet në mes të dheut e të llucës për të shpëtuar jetë të tjera, vazhdon era e shiu i rrëmbyeshëm, që e vështirësojnë çdo gjë. Në Filipine kalojnë çdo vit së paku 20 stuhi tropikale, por jo në ishullin e Mindanaos. Ndoshta kjo është arsyeja që fuqia e Uashit u nënvleftësua. E gjithë bota tregohet e gatshme të ndihmojë popullsitë e dëmtuara.







All the contents on this site are copyrighted ©.