2011-12-17 10:56:34

Mos thuaj Atë i Ynë nëse nuk je i sinqertë me Zotin!


Në qoftë se nuk je i sinqertë me Zotin
mos thuaj ; ATË
në qoftë se çdo ditë nuk sillesh si birë
mos thuaj; i YNI
në qoftë se çdo ditë jeton në egoizmin tënd
mos thuaj ;që JETON NË QIELLË
kur mendon vetëm për gjërat tokësore
mos thuaj; u shenjtëroftë emri YT
kur nuk e nderon
mos thuaj; ardhtë mbretëria jote
në qoftë se mendon se bëhet fjalë për suksesin material
mos thuaj; u bëftë vullneti YT
kur nuk e pranon dhe kur është me dhimbje
mos thuaj; bukën tonë të përditshme na e jep sot
në qoftë se nuk mendon për njerëzit që kanë uri,që nuk kanë mundësi shkollimi, e kushtet minimale për jetesë
mos thuaj; na i fal mëkatet tona
në qoftë se mban mëri ndaj të afërmit tënd
mos thuaj; mos na lër të biem në mëkat
në qoftë se ti angazhohesh në mëkat
mos thuaj; na liro nga e keqja
në qoftë se nuk mban qëndrim përball të keqes
mos thuaj; AMEN
në qoftë se nuk e merr seriozisht fjalët e lutjes- ATI YNË







All the contents on this site are copyrighted ©.