2011-12-15 14:39:27

Spanjë: në kujtim të DBR-së së Madridit, përgatitet kremtimi i festës së Familjes Shenjte.


Të rinjtë e Ditës Botërore të Rinisë, kremtuar në Madrid gushtin e kaluar, do të jenë protagonistë të festës të Familjes Shenjte, që do të kremtohet në kryeqytetin spanjoll, më 30 dhjetorin e ardhshëm, nga ora 14.30 deri në orën 17.00. Skena e festës eukaristike do të jetë Sheshi de Colon, ku vetëm katër muaj më parë, gjatë DBR-së, u kremtua Udha e Kryqit. Me këtë rast - shkruhet në një komunikatë - dëshirojmë t’i propozojmë shoqërisë familjen e krishterë, si përgjigje për krizën shoqërore dhe ekonomike, në të cilën jeton mbarë njerëzimi në këtë kohë. Prandaj tema e zgjedhur për takimin rinor është “Falënderojmë familjen e krishterë, në të cilën lindim!”. Është jehonë e DBR-së, që u shërben të rinjve për të falënderuar prindërit e tyre. Por festa nuk do të ketë vetëm përmasa spanjolle. Do të jetë evropiane, sepse me mijëra të rinj, nga të katër anët e Kontinentit të vjetër, po përgatiten të nisen përsëri drejt Madridit të kryesuar nga ipeshkvijtë. Shumë prej tyre kanë vendosur ta kalojnë këtu Vitin e Ri! Në pritje edhe të një mesazhi nga ana e Papës.








All the contents on this site are copyrighted ©.