Shën Paola lindi në Bresha të Italisë së sotme, në vitin 1813, nga një familje fisnikësh.
I ati, Klementi i Rozës, bënte pjesë në një grup laikësh katolikë, jashtëzakonisht
të impenjuar në fushën politiko-shoqërore dhe kishtare. Jeta e tij përshkohet nga
sprova të vështira. Gruaja i vdes në moshën 39 vjeçare e prej nëntë fëmijëve, dy mbarojnë
në vitin e parë të jetës; një vajzë kur mbushi pesë vjeç dhe pesë fëmijë të tjerë
vdesin brenda gjashtë viteve, ndërmjet 1833-shit dhe 1839-ës. E vetmja që mbetet gjallë
pas vdekjes së të atit, megjithëse për pak kohë, është Paola, e cila do të shuhet
në moshën 42 vjeçare, në vitin 1855. Në vitin 1836, Bresha goditet nga epidemia e
kolerës, sëmundje e tmerrshme vdekjeprurëse, që atëherë nuk njihej, prandaj nuk mund
të kurohej. Epidemia zgjati rreth gjashtë muaj e prej saj, sëmuren mëse trimijë breshanë,
nga të cilët vdesin 1.600. Shumë largohen nga qyteti. Por pikërisht gjatë kësaj epidemie,
del në pah shenjtëria e motër Paola Maria e Kryqëzuar e Rozës, e cila më vonë themeloi
Engjëlloret e Bamirësisë.