2011-12-15 15:54:03

Kolumbi: mesazh i Papës për lirimin e pengjeve


Në këto ditë para Krishtlindjes, Benedikti XVI lutet për Kolumbinë e veçanërisht, për sa e sa njerëz, pengje në duart e kriminelëve, të ushtarakëve ose të policëve. Papa u siguron atyre se “Kisha do të vazhdojë t’i përgjërohet Zotit e të veprojë në favor të lirimit të tyre”. Në një telegram, që mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, drejtuar sekretarit të përgjithshëm të ipeshkvijve kolumbianë, Papa i lutet Zotit t’ua kthejë zemrat rrëmbyesve e të fillojë dialogu për paqen, aq të dëshiruar nga populli kolumbian. Ati i Shenjtë u shpreh familjeve të pengjeve gjithë afërsinë e tij shpirtërore, duke u dhënë guxim për të përballuar sprovën e rëndë.
Ipeshkvijtë kolumbianë ia kanë kushtuar Nëntëditëshin e lutjeve të Krishtlindjes pikërisht lirimit të pengjeve. Që nga viti 2010, fenomeni i rrëmbimit të personave është në rritje. Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë sekuestruar 282 vetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.