2011-12-14 18:43:39

Milano: Letra e Krishtlindjes drejtuar fëmijëve nga kardinali Anxhelo Skola


“Jezusi është i gjallë e ecën me ty” – titullohet letra e Krishtlindjes, që kardinali Anxhelo Skola, kryeipeshkëv i Milanos, u drejton fëmijëve. I stolisur me piktura të botës fëmijënore, urimi bëhet edhe më origjinal. Kryeipeshkvi Skola u shkruan fëmijëve: “Urimet për Krishtlindje janë të ndryshme, nga ato që të bëhen për ditëlindje, kur nëna e babai organizojnë për nder tënd një festë, në të cilën ti mund të ftosh miqtë e dashamirët. Dëgjo ku është ndryshimi. Për Krishtlindje unë e ti shkëmbejmë urime, por festa nuk është posaçërisht për ne. Është për një tjetër: për Krishtin Fëmijë. Ne jemi të ftuarit. Prandaj, për ta kremtuar si duhet ditëlindjen e Jezusit, ti e unë duhet të bëjmë një hap përpara. Të pranojmë se Jezusi është i gjallë, se ecën përkrah nesh. Na shoqëron në shkollë, në shtëpi, në lojë me shokë...me një fjalë, në të gjithë jetën. E, me që e kemi gjithnjë pranë, është e natyrshme të na ftojë edhe në ditëlindje. Ai nuk pret dhurata nga ne. Përkundrazi: na bën dhurata. Na dhuron lirinë e plotë, për të ecur me të, përkrah tij. Liri, përplot me pyetje!
Të urosh “Gëzuar Krishtlindjen”, do të thotë të kujtosh se vetë Krishti Fëmijë është dhurata më e bukur, që marrin për Festat e Mëdha, jo vetëm të miturit. Por edhe të rriturit.








All the contents on this site are copyrighted ©.