2011-12-13 16:42:58

Të dielën e ardhshme, Papa do të takohet me të burgosurit në burgun romak të Rebibia-s.


Më 18 dhjetorin e ardhshëm, e diela e katërt e Kohës së Ardhjes, Benedikti XVI do të shkojë për vizitë baritore në Kompleksin e ri të Burgut Rebibbia, në Romë.
Në orën 10.00, në kapelën qendrore të burgut, kushtuar “Atit tonë që është në qiell”, Papa do të takohet me të burgosurit e do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. Para se të largohet nga Kompleksi – në orën 11.30 - e të rikthehet në Vatikan për kremtimin e lutjes së Engjëllit të Tënzot, Benedikti XVI do të bekojë një fidan, që pastaj do të mbillet, për kujtim të kësaj vizite.
Është hera e dytë që Papa Racinger shkel në një burg, pas vizitës së 18 marsit 2007 në burgun për të mitur të Kazal Del Marmo.
Në kapelën kushtuar ‘Atit tonë’, ku zjejnë përgatitjet, do ta presin 300 vetë. Takim shumë i dëshiruar, ky, si për të burgosurit, ashtu edhe për personelin, duke pasur parasysh se kohët fundit jeta në institut është bërë gjithnjë më e vështirë, për shkak të mbigrumbullimit të njerëzve, të mungesës së personelit, të pranisë së të huajve e të personave, ardhur nga shtresa shoqërore me probleme të rënda e jo më pak, edhe të shkurtimit të fondeve për mirëmbajtjen e institucionit riedukues.








All the contents on this site are copyrighted ©.