2011-12-13 17:02:16

Koncert me këngë Krishlindjeje për përurimin e Shpellës së Betlehemit në Sheshin e Shën Pjetrit.


Pasditën e 24 dhjetorit, në Sheshin e Shën Pjetrit, duke nisur nga ora 16.45, do të përurohet Shpella e Betlehemit. Në ceremoni do të jetë i pranishëm Governatori i Qytet-Shtetit të Vatikanit, Shkëlqesia e Tij, imzot Gjuzepe Bertelo, i shoqëruar nga përfaqësues të grupit, që punoi për realizimin e Betlehemit.
Koncerti, me titull “Ylli i dritës” do të ekzekutohet nga Orkestra Popullore e Auditorium-it romak, Parku i Muzikës, nën drejtimin e mjeshtrit Ambroxhio Sparanja.
Një kor i madh popullor, i përbërë nga fëmijë e të rritur, rreth Shpellës së Betlehemit, do t’i këndojë këngët në dialektet e viseve të ndryshme italiane. Këngët do të paraprihen nga poeti David Rondoni e do të shoqërohen me tingujt e gajdeve e të veglave të tjera muzikore popullore. Shumë nga pjesët e programit janë kompozime të Shën Alfons Maria de’ Liguorit i cili qe i pari që, aty nga gjysma e ‘700-tës, diti të shprehë në muzikë thellësinë e misterit të Krishlindjes, duke ngritur në art gjuhën muzikore të popullit. Tradita ndërkombëtare e Krishtlindjes do të jetë e pranishme përmes zërave të disa solistëve. Njëra nga këngët më të njohura të traditës gjermane, do të tingëllojë si homazh i posaçëm për Atin e Shenjtë, për t’i kujtuar Krishtlindjet e fëmijërisë në Bavari.
Në përfundim të ceremonisë, që do të mbyllet me një lutje, kryesuar nga Hirësia e Tij, kardinali Anxhelo Komastri, mëkëmbës i Atit të Shenjtë për Qytet-Shtetin e Vatikanit; rreth orës 18.00, Papa do të ndezë në pragun e ditares së studios, si çdo vit, Dritën e Krishlindjes!








All the contents on this site are copyrighted ©.