2011-12-13 17:02:50

Indi: Lutje në prag të Krishtlindjes, për të persektuarit e Orisës.


450 familje të krishtera, viktima të dhunës në Kandhamal të Indisë, u mblodhën më 8 dhjetor, në festën e Zojës së Papërlyer, për lutjen e shpresës, përgatitur nga Motrat e Nënë Terezës. Rregulltaret u detyruan të njoftojnë edhe policinë, që takimi paqësor të mos trazohej, si zakonisht nga hija e vdekjes. U lexua edhe letra baritore e imzot Gjon Barvës, i cili i fton të gjithë besimtarët e dioqezës së tij të jenë gjithnjë lajmëtarë të shpresës, pavarësisht nga vuajtjet e persekutimet e së kaluarës e të së tashmes. Po si mund të shpresosh akoma, kur të përndjekin, të dhunojnë, të vrasin ditë për ditë? Pikërisht kësaj pyetjeje vjen t’i japë përgjigje vit për vit Princi i Paqes, në një vend, që numron më se 100 të vdekur, viktima të dhunës, 6 mijë shtëpi të djegura, 400 fshatra të rrënuara, 296 qendra kulti të krishterë të kthyera në gërmadhë, 56 mijë të krishterë të shpërngulur nga vatrat, 30 mijë që jetojnë ende në kampe refugjatësh.
A pra këta njerëz vijojnë të besojnë e të shpresojnë, ndonëse janë gjithnjë në shënjestër të hinduistëve e gjithnjë të diskriminuar në jetën shoqërore, ekonomike e politike.
Po Krishti vjen për vit, pikërisht për të mbartur bashkë me ta peshën e rëndë të persekutimit, që Natën e Madhe të Krishtlindjes, ndriçohet nga drita e Shpellës së Betlehemit.








All the contents on this site are copyrighted ©.