2011-12-12 17:37:20

Ndërroi jetë në Filadelfia, kardinali Foley. Telegrami i Benediktit XVI dhe kujtimi prekës i atë Lombardit.


Ndërroi jetë, dje, në Filadelfia të SHBA, kardinali John Patrick Foley. Ishte 76 vjeç e vuante prej kohe nga leucemia.
U shugurua meshtar në vitin 1962, ndërsa në vitin 1984 Gjon Pali II e thirri në Romë për ta ngarkuar me detyrën e kryetarit të Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore, të Qendrës Televizive vatikanase dhe të Filmotekës së Vatikanit. Në vitin 2007 Benedikti XVI e krijoi kardinal, duke e emëruar edhe Mjeshtër të Madh të Urdhërit kalorsiak të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit. U largua nga detyra gushtin e kaluar, për shak të sëmundjes,
Papa e kujton plot mirënjohje, sot, në një telegram ngushëllimi, duke e quajtur ‘shpirt fisnik’ e duke e vlerësuar lart shërbimin që e kreu me aftësi të rralla, pranë Selisë Apostolike si dhe në favor të bashkësisë së Tokës së Shenjtë.
Në telegram, Papa uron që impenjimi i tij lidhur me praninë e Kishës në mjetet e komunikimit, t’i frymëzojë edhe të tjerët të japin kontributin e tyre në këtë apostullim kaq themelor për kumtimin e Ungjillit dhe përparimin e ungjillëzimit të ri”.RealAudioMP3

Ndërsa atë Federiko Lombardi, drejtor i Sallës së Shtypit të Vatikanit dhe i Radios sonë, e kujton kështu:

Përgjigje: - Jam shumë i prekur personalisht, ndonëse edhe shumë i qetë, për vdekjen e kardinalit Foley, që nuk është e papritur, sepse ai ishte kthyer në Filadelfia, në Atdheun e tij e në dioqezën e tij, pikërisht nga që e dinte se ishte i sëmurë prej leucemisë e se kjo ishte etapa e fundit e jetës. S’ka njeri, që ta ketë takuar kardinalin e ndjerë e të mos jetë mahnitur nga personaliteti i tij. Të gjithë e admiruan dhe e deshën për sjelljen fisnike e përshpirtërinë e thellë. Ishte njeri me shpirt vërtet të madh! Jam i bindur se e personifikoi në mënyrën më të mirë lidhjen miqësore, të hapur, të vëmendshme të Kishës për botën e komunikimeve shoqërore, duke luajtur një rol të dorës së parë në botën e komunikimit, posaçërisht pas Koncilit II të Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.