Në Pakistan, liderët e krishterë dhe myslimanë në rrugë drejt paqes
Krerët fetarë të krishterë e myslimanë në Pakistan përpiqen të punojnë së bashku për
harmoninë ndërmjet feve. Në një takim të përbashkët në Faisalabad, javën e kaluar,
ata nënvizuan nevojën e “bashkimit” dhe të “pajtimit”, për të krijuar një “kulturë
të paqes” në vend. Ftuan gjithashtu qeverinë pakistaneze të marrë masa kundër fraksioneve
ekstremiste dhe terroriste, që i nxisin njerëzit drejt konfliktit, urrejtjes, frikës
e terrorit. Takimi u zhvillua me inciativën e dioqezës së Faisalabadit, në fund të
muajit të shenjtë mysliman Muharram-ul-Haram, që e pati kulmin më 6 dhjetor, me festën
e Hashures. Kujtojmë se kjo festë u kremtua edhe nga bektashinjtë në Shqipëri.