2011-12-10 17:25:08

Bashkëshortë të krishterë në Pakistan keqtrajtohen nga policia, me akuza të rreme


Mbetemi në Pakistan, ku ka edhe një faqe tjetër të medaljes. Dy bashkëshortë të krishterë u arrestuan dhe u rrahën keqas nga policia për tri ditë me radhë, të akuzuar për krime që nuk i kanë kryer. Gruaja, Salma Emmanuel, është shtatzanë dhe tani ndodhet në spital, me rrezik jete si për vete, ashtu edhe për fëmijën. Pas ndërhyrjes së disa krerëve të krishterë të Abotabadit, ku ka ndodhur ngjarja, policia vendosi të fillojë një hetim të brendshëm për të verifkuar keqtrajtimin. Gruaja pakistaneze akuzohet nga pasanikja, në shtëpinë e së cilës shërbente, se ka vjedhur bizhuteri për një shifër prej 8 mijë eurosh, por bashkëshortët e krishterë mohojnë e policia nuk gjeti asgjë, pas kontrollit në shtëpinë e tyre. Tani, të dy kanë humbur punën e kanë edhe tre fëmijë të tjerë për të mbajtur.







All the contents on this site are copyrighted ©.