2011-12-09 18:33:04

Më 11 dhjetor Kisha katolike përkujtoi Shën Damazin papë.


I lindur në Spanjë në vitin 305, Damazi qe i pari papë që mori këtë emër, me të cilin mbajti tiarën nga viti 366 deri më 384. Pikërisht në kohën e tij, me porosinë dhe përkrahjen e tij, Shën Jeronimi Iliras, emëruar nga Papa si sekretar i posaçëm papnor, përktheu në latinisht varianitin e ri të Shkrimit Shenjt, që njihet me emrin "Vulgata". Është përkthim i pashoq, që u bëri ballë shekujve e që edhe sot e kësaj dite mbetet tekst bazë për të gjithë Biblistët. Ja si e kujtoi Benedikti XVI këtë ngjarje, në katekizmin e audiencës së përgjithshme të 7 nëntorit 2007: “Në vitin 383, Shën Jeronimi u transferua në Romë: këtu Papa Damasi, duke e njohur famën e tij si asket e kompetencën e tij si studiues, e zgjodhi sekretar e këshilltar; i dha zemër të niste një përkthim të ri latin të teksteve biblike, për përdorim baritor e kulturor”.Damazi papë vdiq në moshën e shtyrë, 80 vjeç e, pas varrimit të përkohshëm në Rrugën Romake Ardeatina, reliket e tij u mbartën në Kishën e Shën Lorencit in Damaso.







All the contents on this site are copyrighted ©.