2011-12-09 18:33:20

Kalendari i 9 dhjetorit shënon emrin e Shën Sirit, ipeshkëv.


Sipas një gojëdhëne, lindur në Itali, djaloshi që i solli Krishtit bukët e peshqit në faqen ungjillore të shumëzimit, ishte i pari ipeshkëv i Pavisë, Shën Siri. Legjendën e gjejmë të shkruar në ‘De Laudibus Papiae”, që i përket vitit 1330. Libri, shkruar aty nga shekulliVIII, për të vërtetuar se Kisha e Pavisë ishte më e lashtë se ajo e Milanos, nga e cila varej, na njeh edhe me jetën e Shën Sirit. Sipas këtij jetëshkrimi, zanafilla e ipeshkvnisë paveze lidhet me Akuilenë, ipeshkvi i parë i së cilës u shugurua nga Shën Marku ungjilltar. Më pas ishte Ermagora ai, që shuguroi ipeshkëv Shën Sirin, ardhur në Itali si shoqërues i Pjetrit e i Markut, si dhe Evencin, të cilët i nisi të ungjillëzojnë Pavinë. Pasi arriti në Pavi, Siri e shtriu veprimtarinë e tij misionare nga Tiçino në Adigje, duke predikuar në Veronë, Breshia, Lodi e edhe në Milano, ku Evenci, i ftuar nga Siri, kishte varrosur martirët Gjervazi e Protazi dhe kishte vënë mbi varrin e tyre një rrasë me epitafin e diktuar nga ipeshkvi i Pavisë. Mbi rrasë, pas epitafit, shkruhet: SURVS EPC, që u lexua: ‘Siri ipeshkëv’.
Këtye diskutimeve u dha fund princi i arkeologëve të krishterë, Giovani Batista de Rosi, me dy vëllimet, titulluar ‘Shën Siri, Ipeshkëv i parë e Pajtor i qytetit e i dioqezës së Pavisë”, duke vërtetuar përfundimisht se Shën Siri nuk jetoi në epokën apostolike, por në shekullin IV. Ikona më e lashtë e Shenjtit është një basoreliev, dikur polikrom, që ruhet në Kishën kushtuar Shenjtorëve Gjervazi e Protazi.
Shën Siri, pra, ishte ipeshkëv endacak, që jetoi aty nga shekulli IV. Reliket e tij ruhen në katedralen e Pavisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.