Zgjedhjet në Slloveni: fiton e majta lirberale e Jankoviçit
Parashikimet e zgjedhjeve në Slloveni u përmbysën nga rezultatet. Zoran Jankoviç,
lider i partisë së re të së majtës liberale “Sllovenia pozitive” e kryetar i bashkisë
së Ljubljanës fiton 28,5% të votave. Partia konservatore e Janez Jansës merr 26,2%,
ndërsa socialdemokratëve të ish-kryeministrit Borut Pahor u shkojnë 10,5% të votave.
Jankoviç, afarist, njeriu më i pasur i vendit, nuk e ka gjithsesi, shumicën absolute
për të formuar një qeveri të qëndrueshme e për të bërë reformat strukturale, që i
kërkon tregu ndërkombëtar.