2011-12-05 17:16:30

Zgjedhjet në Kroaci: fiton e majta


Në Kroaci, e majta fiton bindshëm zgjedhjet. Sipas rezultateve të para, koalicioni i udhëhequr nga socialdemokrati Zoran Milanoviç ka fituar 44% të votave. Ndërkaq, konservatorët e Bashkimit Demokratik kroat të kryeministres Jadranka Kosor kalojnë nga 37%-shi i katër vjetëve më parë në 22-25%-shin e sotëm. Gjithsesi, qeveria aktuale mund të mburret për suksese në politikën e jashtme, si integrimi në Bashkimin Evropian dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Ekzekutivit të ri do t’i duhet të zgjidhë problemet ekonomike të vendit dhe të luftojë papunësinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.