Takimi Merkel-Sarkozi: të ndryshohen traktatet evropiane
U zhvillua sot në Paris, takimi i shumëpritur ndërmjet kancelares gjermane Angela
Merkel dhe presidentit francez, Nikolas Sarkozi. Jemi të vendour të miratojmë ndryshimet
në traktate, në mbledhjen e ardhshme të Bashkimit Evropian, të enjten e të premten,
deklaroi Merkel pas takimit. Kemi nevojë t’i vemë kufi borxhit publik, vazhdoi kancelarja.
Ai duhet të verifikohet nga Gjykata evropiane e Drejtësisë, e cila do të kontrollojë
nëse janë respektuar rregullat e arta për barazimin e bilancit. Merkel theksoi se
këto ndryshime do të diskutohen me 27 vendet e Bashkimit Evropian, por nëse nuk arrihet
konsenusi, mund të kalohet edhe në një marrëveshje vetëm me 17 vendet e zonës euro.
Kancelarja gjermane përsëriti edhe një herë qëndrimin e saj kundër emetimit të eurobondëve
nga Banka Qendrore Evropiane.